Shkup, 4 dhjetor – VMRO-DPMNE-ja, sot njoftoi do t’i bllokojë disa udhëkryqe në periudhën nga ora 15:00-17:00.
“Institucionet shtetërore dhe shteti janë të pushtuar nga junta e pushtetit. Sistemi gjyqësor punon nën diktimin e akuzave të konstruuara për kundërshtarët politikë të pushtetit. Rasti i montuar për terrorizëm kundër, siç thuhet 36 patriotëve të Maqedonisë tërësisht është i pabazë dhe është me qëllim të frikësimit të secilit i cili vendos të ngritë zërin kundër këtij pushteti jodemokratik”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.
Do të bllokohen udhëkryqet në vijim:
– Udhëkryqi te QT Mavrovasja;
– Udhëkryqi midis rrugëve “vasil Çakalarov” dhe “Angel Dinev” në Karposh;
– Udhëkryqi te “Rampa” në lagjen Kisela Vodë.
Njëherit VMRO-DPMNE-ja do të organizojë edhe protestë para Ministrisë së Drejtësisë në rrugën “Dimitrija Çupovski”, sot në orën 18:00.