Shkup, 8 janar – Në Maqedoni është uzurpuar shteti dhe është hequr qeverisja e të drejtës. Gjykata duhet të fillojë të ndajë drejtësi, e jo politikë. Gjykata duhet të mbledh fuqi dhe ta pranojë gabimin me shndërrimin e artistëve dhe intelektualëve pa asnjë bazë, thuhet në kumtesën e dërguar sot për mediat të VMRO-DPMNE-së.
“Në Republikën e Maqedonisë dhjetëra njerëz janë lënë në paraburgim, si pjesë e rastit të montuar, vetëm se kanë shprehur qëndrim të kundër dhe me zë të lartë kanë kundërshtuar në një politikë. Paraburgimi shfrytëzohet si dënim dhe mjet për frikësim të kundërshtarëve politikë në vend si masë të kujdesit. Institucionet të cilat duhet ta mbrojnë sistemin ligjor i shkelin ligjet dhe procedurat ligjore në çdo hap. Të arrestuarit përballen me shkeljen e të drejtave të tyre në të gjitha fazat e procesit. Paligjshmëria në procedurat është notuar edhe nga Avokati i Popullit”, thuhet në kumtesë.
Gjykatësit dhe prokurorët, thuhet më tej, obligohen të përmbahen dhe të mos i nënshtrohen presionit, sepse profesioni i tyre e imponon këtë.
“Maqedonia nuk do të jetë pjesë e Evropës derisa nuk kthehet shteti ligjor dhe nuk vendoset qeverisja e së drejtës. Maqedonia nuk mund të bëhet anëtare e NATO-s derisa sistemi ligjor shfrytëzohet si mjet për ndjekje politike. Shteti ynë i përbashkët nuk mund të shkojë përpara derisa patriotët janë në burg, ndërsa prezumimi i pavarësisë është vetëm floskulë ligjore. Demokracia dhe shteti ligjor janë e drejtë e qytetarëve dhe kjo nuk guxon t’ju shkurtohet”, theksohet në kumtesë.