Shkup, 6 shkurt – VMRO-DPMNE e përshëndet nënshkrimin e protokollit aderues për në NATO. Kjo është ditë e rëndësishme për shtetin dhe se po përfundon një padrejtësi ndaj shtetit për më shumë se dhjetë vite, thonë nga kjo parti, n jofton Koha.
“Hyrja e Maqedonisë në NATO është pritur gjatë dhe është e merituar që nga vitit 2008. Maqedonia që nga Samiti i Bukureshtit ka plotësuar kushtet dhe gjitha reformat për anëtarësim të plotë, por për fat të keq atëherë u pengua vetëm nga Greqia, për shkak të problemit të tyre me emrin kushtetues dhe identitetin tonë, të cilat tani u ndërruan në dëm të qytetarëve dhe shtetit, në mënyrë joparimore. Anëtarësimi në NATO është përcaktim strategjik i VMRO-DPMNE-së dhe se procesi për përmbushjen e kushteve është meritë e madhe e Qeverisë së VMRO-DPMNE-së në të kaluarën”, thuhet në kumtesën e VMRo-DPMNE-së.
Mëtej në kumtesë thuhet se Zoran Zaev dhe qeveria bënë tregti me identitetin, gjuhën dhe traditën, gjëra që na janë lënë nga gjeneratat e mëparshme dhe të cilat janë themel i karakterit shtetëror dhe kombëtar të Maqedonisë.
VMRO-DPMNE-ja i bën thirrje shumicës parlamentare që të pranojnë propozimin për zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat do të organizoheshin së bashku me ato presidenciale. (koha.mk)