Shkup, 18 maj – Ditëve të kaluara disa herë publikisht kemi kërkuar nga kryeministri Zaev për takim liderësh lidhur me emrin. Gjashtë ditë VMRO-DPMNE kërkon prej kësaj Qeverie të papërgjegjshme takim liderësh. Gjashtë ditë është periudhë e mjaftueshme edhe për harmonizimin e termineve me liderët dhe periudhë e mjaftueshme Zaevi t’i sqarojë opinionit se çfarë po ndodh me negociatat për emrin, thotë në reagimin e tij sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev.
“Duket se bëhet fjalë për diçka krejtësisht tjetër dhe qeveria po përpiqet të fshehë diçka nga opinioni!. Ajo që mund të shihej ditëve të kaluar ishte optimizmi i pafshehur prej palës greke dhe pohimet e Zaevit se ka pasur “disa” zgjidhje kreative pa kumtuar se për çfarë bëhet fjalë. Zaev tha se janë përcaktuar disa opsione të cilat mund të jenë të pranueshme. Cilat janë ato opsione, a do të thotë kjo se tashmë janë dakorduar? Ose kjo do të thotë se gjithçka ka kërkuar pala greke Zaev është pajtuar? A do të thonë këto negociata për Zaevin?”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.
Në fjalorin e Zaevit, thuhet më tej në reagim, më askund nuk mund ta dëgjojmë qëndrimin parazgjedhor për mosndryshimin e Kushtetutës dhe referendum për zgjidhjen për emrin e cila do të ishte e pranueshme dhe për të cilën duhet të deklarohen qytetarët e Republikës së Maqedonisë.
Që këtu, shton Janushev, është e paqartë nëse ky akoma është qëndrim i LSDM-së dhe Zoran Zaevit të cilin e premtonin para zgjedhjeve para qytetarëve.
“Përkujtojmë se Zaev nuk ka kurrfarë monopoli, kurrfarë të drejte sovrane mbi këtë çështje, veçanërisht jo të vendos në emër të të gjithë qytetarëve dhe të gjitha subjekteve politike për çështjen më të rëndësishme për të gjithë maqedonasit”, qëndron në reagimin e sekretarit të përgjithshëm të VMRO-DPMNE-së.