Shkup, 12 janar – VMRO-DPMNE-ja sonte pritet të mbajë seancë të Komitetit qendror të partisë, në të cilën duhet të zgjidhen anëtarë të rinj të Komitetit ekzekutiv.
Komiteti ekzekutiv është organ politik-ekzekutiv i Komitetit qendror të VMRO-DPMNE-së, numri i të cilit konfirmohet me vendim për zgjedhje të tij. Me punën e Komitetit ekzekutiv koordinojnë kryetari dhe nënkryetarët e partisë. Nuk ka informatë për atë se sa persona nga tridhjetë anëtarët tani për tani aktual të KE-së, do të mbeten në përbërje të tij.
Siç informuan nga VMRO-DPMNE-ja, transmeton MIA, në seancë pritet të diskutohet edhe për gjendjen aktuale politike.