VMRO-DPMNE sonte në konferencën e parë për shtyp vlerësoi se dita zgjedhore ka kaluar me parregullsi të shumta dhe shkelje të Kodit zgjedhor. Nikolla Sërbov, anëtar i Komitetit ekzekutiv të partisë akuzoi se janë uzurpuar resurse shtetërore, është kryer presion, janë korruptuar votues dhe qytetarë në mënyrë të organizuar janë transportuar në vendvotime.
Sërbov potencoi se në Ohër janë paraqitur fletëvotime nga komuna Karposh, ndërsa xhipa të policisë, siç tha, me anëtarë dhe simpatizantë të LSDM-së kanë qarkulluar nëpër më shumë qytete. “Duhet të jemi të lumtur që nuk ka pasur viktima të reja dhe të lënduar”, tha Sërbov dhe shtoi se gjatë ditës kanë arritur raporte për incidente të dhunshme. “Në këtë moment fillojnë të arrijnë rezultatet nga vendet zgjedhore nga vendvotimet, të cilat do të kumtohen pasi të mblidhen”, tha Sërbov, duke shtuar se ka numër të madh të komunave, ku udhëheq VMRO-DPMNE-ja Para selisë së VMRO-DPMNE-së është jashtëzakonisht qetë dhe gati nuk ka njerëz, ndërsa qetë është edhe në pres-qendrën ku ka shumë gazetarë, por jo edhe përfaqësues të partisë.