Realizimi i platformës së Tiranës nuk i sjell askujt të mirë, ndërsa shkelja e Kushtetutës, ligjeve dhe rregullores është shkelje e drejtpërdrejtë e shtetit dhe sistemit, shkruan VMRO-DPMNE-ja në kumtesën e sotme deri te mediat.
“Kufizimi i të drejtës demokratike të diskutimit të deputetëve është kufizimi më brutal dhe shkelje i qytetarëve të cilët i kanë votuar. Dhuna politike të cilën e zbatoi LSDM-ja mund të rezultojë vetëm me dhunë fizike. Tentimi joligjor, strukturat kriminogjene nga LSDM-ja që ta vetëshpallin Talat Xhaferin për kryetar të Kuvendit ishte provokim i drejtpërdrejt ndaj popullit maqedonas”, thuhet në kumtesë.
Sipas VMRO-DPMNE-së, “skenari i këtillë i LSDM-së që të formojë parainstitucione është dëmtim i drejtpërdrejt edhe i Republikës së Maqedonisë dhe qytetarëve të shtetit. U shkon në dobi vetëm atyre forcave në vend dhe jashtë saj të cilët nuk ia mendojnë të mirën Maqedonisë dhe të cilët e mohojnë identitetin dhe sovranitetin e Maqedonisë”.
“Marrëdhënia e këtillë ofenduese e strukturës servile dhe e shantazhuar kriminogjene e LSDM-së e nxisin hidhërimin dhe i irriton qytetarët e këtij vendi të cilët nuk pajtohen me planet për ridefinim dhe asgjësim të saj. Krimi i djeshëm politik nga ana e LSDM-së ishte hap i madh prapa për demokracinë në vend. Falë intervenimit të policisë, nuk erdhi deri në eskalim më të madh dhe pasoja më serioze. Kriminelët nga LSDM-ja duhet të kuptojnë se populli i kundërshton planet e tyre për tregtim me interesat më të larta shtetërore dhe kombëtare. Kriminelët e LSDM-së duhet të kuptojnë se populli e do vendin dhe nuk do të lejojë asgjësim të tij. Për këtë arsye populli është në këmbë.! Për këtë arsye Maqedonia po zgjohet!”, citohet në kumtesën nga VMRO-DPMNE-ja.