VMRO-DPMNE: Bota e pa fytyrën e vërtetë të Sorosit

Soros është term për destruksion në nivel planetar. E tërë bora e pa fytyrën e vërtetë të së ashtuquajturës shoqëri e hapur të cilën e promovon Sorosi. Në pprotestat në Uashington u lënduan shtatë nëpunës policor, ndërsa 217 huliganë u arrestuan, thuhet në kumtesën e sotme të VMRO-DPMNE-së. Siç theksojnë nga partia, “për Sorosin dhe mercenarët e tij nuk kanë rëndësi as sundimi i së drejtës, as demokracia, e aq më pak vullneti i popullit”.

“Mercenarët janë mercenarë, edhe në Maqedoni, edhe në SHBA. Tërbimi nëpër rrugë, sulmet ndaj policisë, demolimi dhe djegia janë shenja e tyre mbrojtëse. Ashtu punojnë për shumat e mëdha duke i mbrojtur interesat e pronarit të vet. LSDM është eksponent politik i politikës destruktive të Sorosit kundër vullnetit tl qytetarëve dhe ligjeve në shtetin tonë. Bandat e LSDM/Soros në Shkup lënduan rreth 50 policë dhe shkaktuan dëme prej disa qindra mijë eurove, vetëm për ta mbrojtur kriminelin e abolicuar Zoran Zaev dhe për t’i mbrojtur interesat e pronarit të vet të maskuar me gjoja promovim të një lloj shoqërire të hapur”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së. Në të shtohet se Soros dhe LSDM në Maqedoni, e vetmja gjë që promovojnë është shkatërrimi i sektorit qytetar, uzurpimi i mediumeve dhe tentimet për ardhje të dhunshme në pushtet kundër vullnetit të shumicës që qytetarëve dhe kundër të gjitha parimeve demokratike.