Kërçovë 28 tetor – Në Kërçovë sot u mbajt seanca e 26-të e Këshillit të komunës së Kërçovës, në të cilën para se të miratohej rendi i ditës, koordinatori i grupit të këshilltarëve të BDI-së, Ardita Hani kërkoi që një pikë e re të shtohej në rendin e ditës në lidhje me një kërkesë nga një individ privat për ta ndryshuar dhe plotësuar planin urbanistik.
Pas miratimit nga ana e shumicës reagoi koordinatori i grupit të këshilltarëve të VMRO-DPMN-së, Dejan Pandileski, i cili tha se për arsye parimore ose më saktë siç tha, fakti që opozita nuk respektohet.
“Pa kaluar në debat të komisionit shtohen pika në rend të ditës, me atë ne anashkalohemi, megjithëse edhe ne siç tha ai jemi të zgjedhur nga qytetarët”, tha Pandilevski, pas së cilës të pesë këshilltarët e VMRO-DPMN-së u larguan nga Këshilli, raporton KOHA.
Në vijim pas shpjegimit të këshilltares të BDI-së, Ardita Danit, se kjo pikë është kaluar një herë nga Këshilli, por kësaj here kërkohet që shpenzimet të mbulohen nga vet investitori i objektit, jo nga komuna, pasoi një votim dhe me 17 vota “pro”, pa asnjë kundër kjo pikë u miratua në rendin e ditës.
Në të njëjtën seancë, u miratua raporti tremujor për ekzekutimin e buxhetit komunal. Bëhet fjalë për tremujorin e tretë.U miratuan gjithashtu propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e planit urbanistik, kryesisht kërkesa nga individë privatë. (koha.mk)