Përsëritja e qëndrimit të liderit të LR-PDSH, Ziadin Sela, se do të dalë nga Qeveria nëse brenda 100 ditëve nuk miratohet Ligji për gjuhën shqipe, ka shkaktuar përplasje mes LSDM-së dhe VMRO-së.
Dimovski deklaratën e Ziadin Selës e vlerësoi se qëndrim të kryetarit të një partie e jo si qëndrim të partive shqiptare në qeveri. “Kërcënimi i fundit i Ziadin Selës nuk është asgjë tjetër vetëm si qëndrim i një lideri të një partie. Kjo njëherit do të thotë se disa parti shqiptare tani më e kuptuan se si LSDM-ja po i mashtron shqiptarët dhe se aspak nuk është e gatshme të realizon premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore dhe gjatë bisedimeve por formim të qeverisë. Gjithçka çfarë ka propozuar LSDM-ja deri më tani, VMRO-ja do ta iniciojë dhe zbatojë. Ne si VMRO jemi të gatshëm të realizojmë premtimet që LSDM-ja nuk është e sinqertë ti realizojë kur bëhet fjalë për gjuhën shqipe. Në kishim përgatitur draft versionin për miratimin e gjuhës shqipe. Edhe sot jemi të gatshëm që më përfaqësuesit e partive shqiptare në pushtet të bisedojmë dhe të harmonizojmë qëndrimet për draft ligjin e gjuhës shqipe dhe ta miratojmë ligjin”, tha Dimosvki. Në anën tjetër, deputeti i LSDM-së Tomisllav Tuntev kërkoi pyeti Ilija Dimovskin se cili grup parlamentar e ka këtë draft ligjin për gjuhën shqipe dhe cili grup parlamentar do ta propozon ligjin në Parlamentin e Maqedonisë. “Me partnerët e koalicionit, partitë shqiptare, kemi të gatshëm draft versionin e ligjit për gjuhën shqipe dhe është çështje kohe se kur ky ligj do të gjendet para deputeteve të shumicës parlamentare dhe të miratohet”, tha Tomisla Tuntev, koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së.