VMRO-DPMNE sërish e para të maqedonasit, ndërsa BDI te shqiptarët, shkruan gazeta KOHA. Anketa e re e Televizionit Telma e realizuar në bashkëpunim me Qendrën Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN) tregon se për VMRO-në, në zgjedhjet e 11 dhjetorit do të votojnë 23.3 për qind e të anketuarve, për LSDM-në 19.4 për qind, për partinë e Ali Ahmetit janë shprehur 6.6, PDSH 3.3, Lëvizja BESA 2.7, ndërsa për koalicionin “Aleanca për shqiptarët” 1.9 për qind. Për asnjë parti janë shprehur 5.5 e të anketuarve, të papërcaktuar akoma janë shprehur 15.1, ndërsa 17.6 e të anketuarve nuk kanë treguar se për cilën parti do të votojnë të dielën e 11 dhjetorit. Anketa e realizuar në terren me mbi 1000 qytetarë ka treguar përqindje interesante në gjashtë Njësitë zgjedhore veç e veç. Në Njësinë e parë zgjedhore kryeson LSDM me 24.2 për qind, VMRO e dyta me 21.9 për qind, pason BDI me 7.6 për qind, PDSH me 2.6, BESA me 2.6, ndërsa “Aleanca për shqiptarët” 0.3 për qind. Në Njësinë e dytë zgjedhore, VMRO kryeson me 19.3 për qind, LSDM me 17.9, BDI 8.1, PDSH 4.1, BESA 4.4, ndërsa Aleanca për Shqiptarët 1.7 për qind. Në Njësinë e tretë zgjedhore, për VMRO-DPMNE-në janë shprehur 35.6 për qind, LSDM 26.1, BDI 1.7, PDSH 0.7. Në Njësinë e pesë zgjedhore sërish VMRO-DPMNE është e para me 29.5 për qind, LSDM me 21.5, BDI 6.7, PDSH 1 për qind, BESA 1.3, po aq edhe “Aleanca për shqiptarët”. Në Njësinë e gjashtë zgjedhore, bindshëm kryeson BDI me 18.9 për qind, e pasuar nga PDSH dhe BESA me nga 10 për qind, VMRO 8 për qind, LSDM 5.3 dhe “Aleanca për shqiptarët” 4.3 për qind. Ndryshe, sikurse anketa e parë, kjo anketë është realizuar në terren, me rreth 1400 anketues.
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.