Shkup, 12 korrik – VMRO-DPMNE-ja akuzon Ministrinë e Brendshme për fshehjen e identitetit të personit të tretë të dyshuar për përfshirje në vrasjen e komitit Nikolla Sazdovski. Opozita dyshon që pas kësaj heshtje të dikasterit të Brendshëm fshihen qëllime politike dhe përgatitje që të njëjtit t’i ndryshohet identiteti. Nga partia e Hristijan Mickoskit këtë veprim të MPB-së e quajnë jo profesionalizëm dhe bashkëpjesëmarrje në vrasje.
MPB tashmë katër ditë po fsheh personin e tretë i cili ishte bashkëpjesëmarrës në vrasjen makabre të Nikolla Sazdovskit. Nuk kumtohet as identiteti i tij dhe as nuk publikohet fotografia e tij që qytetarët të lajmërojnë nëse e shohin apo takojnë diku me qëllim që sa më shpejtë të dërgohet para organeve hetuese. Nuk ka informacion se ku është parë për herë të fundit dhe vallë ndodhet ose jo në brenda shtetit. Ajo që dihet saktë është fakti që MPB akoma nuk ka lëshuar flet-arrest për të njëjtin- tha Dimçe Arsovski, Zëdhënës i VMRO-DPMNE-së./Alsat/