VMRO-DPMNE sot vlerëson se vendosja e flamurit të një shteti tjetër në Kabinetin e Kryetarit të Kuvendit është akt i turpshëm dhe jo i denjë, ndërsa akoma më e turpshme, kumtojnë, është heshtja e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev. “Që të mos ketë akte të tilla të pabesueshme me të cilat poshtërohet shtetësia, VMRO-DPMNE ia ofroi mbështetjen Zaevit, nëse e refuzon Platformën e Tiranës dhe kushtëzimet për të cilat u pajtua t’i realizojë. Zaev vendosi të qëndrojë në anën e kundërt të popullit dhe shtetit të tij”, thuhet në kumtesën e sotme.
VMRO-DPMNE thekson se me shkeljen e Kushtetutës, ligjeve dhe Rregullores gjatë zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit është shkelur edhe demokracia dhe është hapur mundësi që në të ardhmen në mënyrë joligjore të votohet dygjuhësia dhe të gjitha elementet e Deklaratës së Tiranës pa u respektuar, siç thonë, vullneti i popullit.