Vlorë, pako e dyshimtë në derën e një zyre ligjore

Sot, rreth orës 14:14, në lagjen “Hajro Çakërri” të Vlorës, në derën e një zyre ligjore është gjetur një objekt ku brenda tij dyshohet të ketë lëndë plasëse.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Priten forcat e posaçme xheniere në lidhje me vijimësinë e veprimeve.