Një masakër e vërtetë ka ndodhur në fshatin Resulaj të Vlorës. 24 vjeçari Ridvan Zykaj ka vrarë me armë 8 pjesëtarë të fisit të tij me mbiemrin Zyka dhe ka plagosur 6 persona të tjerë. Ngjarja e rëndë u raportua rreth orës 18:10 minuta të pasdites së sotme (10 gusht).
Forcat Speciale po krehin zonën për të bërë të mundur arrestimin e autorit i cili mendohet se është ende i armatosur. Burimet thonë se 24 vjeçari është me probleme mendore por policia zyrtarisht nuk e ka konfirmuar ende.
Viktimat janë kushërinj dhe vëllezër me njëri tjetrin, ndërsa autori ishte kushëri i dytë me ta. Nuk dihen ende shkaqet. Policia ben apel per kujdes pasi viktima eshte i armatosur.
Lidhja farefisnore e autorit me viktimat
Gjyshi i autorit, Ridvan Zykaj me Demir Zykën ishin vëllezër.
Autori ka vrarë Demir Zykën, 75 vjeç gruan e tij, Perie, 72 vjeç si dhe dy djemtë e tyre Azem dhe Besim Zykaj.
Në familjen e Azem Zykajt janë të vrarë: vetë Azemi, 45 vjeç dhe bashkëshortja e tij.
Ne familjen e Besim Zykajt jane te vrare vetë Besimi, gruaja e tij si dhe dy fëmijët Sarën 16 vjeç dhe Ledjonin, 16 vjeç
Emrat e viktimave:
Demir Zykaj 75 vjeç
Perie Zykaj 72 vjeç
Azem Zykaj 45 vjeç,
Afërdita Zykaj 42 vjeç,
Besim Zykaj 43 vjeç,
Vasilika Zykaj 42 vjeç
Sara Zykaj 16 vjeçe
Ledion Zykaj 8 vjeç