Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka marrë pjesë në ceremoninë e dhënies së gradës së nderit, Kolonel i Ushtrisë Amerikane për Senatorin Bob Dole.
Çitaku edhe njëherë është shfaqur pranë personaliteteve të larta politike të SHBA-ve, kësaj radhe krahë sekretarit të Shtetit Amerikan, Mike Pompeo, njofton Klan Kosova.
”Amerika di t’i nderojë heronjët e vet. E nderuar që bashkë me Sekretarin e Shtetit Pompeo dhe Shefin e Shtabit të Ushtrisë Amerikane, pata privilegjin të marr pjesë në ceremoninë e dhënies së gradës së nderit Kolonel i Ushtrisë Amerikane për Senatorin Dole.
Senatori Dole është veteran i dekoruar i luftës së dytë botërore. Senatori Dole ēshtë vetëm amerikani i tretë të cilit i ndahet kjo dekoratë nderi. Para Senatorit Dole, promovim nderi nga Ushtria Amerikane kishte pranuar Presidenti i Parë i Amerikës George Washington dhe William Clark, eksploruesi i famshëm amerikan. Faleminderit Senator Dole që e bëre Kosovën pjesë të kësaj ceremonie madhështore”.