Vlora Çitaku ka një apel të rëndësishëm për kosovarët që jetojnë në SHBA

196

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka bërë një apel për kosovarët të cilët jetojnë në Amerikë.

Me anë të një postimi në Facebook, Çitaku u ka bërë thirrje kosovarëve të cilët kanë emergjencë, t’i paraqesin kërkesat e tyre për kthim në email të ambasadës.

Ajo ka thënë se institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës po bëjnë përpjekje dhe koordinim të vazhdueshëm për të mundësuar kthimim e sigurt në atdhe.

“Në konviktet e Univeristetit të Prishtinës brenda 5-6 ditëve përfundon periudha e inkubacionit të virusit që nënkupton se grupi i parë i riatdhesuar do të del shpejtë nga karantina”, ka thënë Çitaku.

Postimi i plotë i Vlora Çitakut në Facebook:

I lusim të gjithë qytetarët e Kosovës që janë në SHBA dhe të cilët të kanë emergjencë të vazhdojnë t’i paraqesin kërkesat e tyre për kthim në e-mail të Ambasades (ata të cilët nuk e kanë bërë deri tani), duke bashkangjitur kopjen e pasaportës dhe të vizës.

Institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës po bëjnë përpjekje dhe koordinim të vazhdueshëm për të mundësuar kthimin e sigurt në atdhe.

Ju jeni në dijeni se të gjithë të kthyerit duhet të vendosen në karantinë të obliguar 14 ditore dhe hapësirat janë të kufizuara, andaj duhet pritur deri sa të sigurohen vende për të gjithë të kthyerit.

Pritja në aeroport dhe ne pikat tjera kufitare do të realizohet nga policia dhe FSK, me ç’rast të kthyerit do të sistemohen në karantinë.

Në konviktet e Universitetit të Prishtinës brenda 5-6 ditëve përfundon periudha e inkubacionit të virusit që nënkupton se grupi i parë i riatdhesuar do të del shpejtë nga karantina.

Së shpejti do të përgatiten vende të reja për të vendosur qytetarët tjerë që mbërrijnë në Kosovë nga vende të ndryshme.

Duke pasur parasysh krizën që e ka kapluar gjithë botën, rrjedhimisht edhe Kosovën, si dhe vështirësitë me të cilat mund të ballafaqoheni edhe ju me rastin e kthimit, ju inkurajojmë fuqishëm që nëse nuk keni raste emergjente të qëndroni edhe për një kohë në vendet në të cilën gjendeni.

Duke qenë të vetëdijshëm për situatën tuaj, ju lusim për durim.

Në ndërkohë, kujdesuni për shëndetin tuaj dhe familjes suaj dhe #rriniN’sh.

Comments are closed.