Tetovë, 28 shtator – Në rrugën “Jashtë Vardarit”, në Tetovë, pjesëtarët e policisë nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë kanë ndaluar veturën “Daevu Matiz” me targa të Tetovës e drejtuar nga 36-vjeçari M.H. nga Tetova, ku kanë qenë shoqëruar edhe 41-vjeçari H.K. nga Reçica e Vogël dhe B.S. 40-vjeç nga Tetova, shkruan gazeta KOHA.
Gjatë kontrollit ndaj B.S., në xhepin e pantallonave është gjetur një ziper-qese me marihuanë, prej ku edhe është munduar të ik, por menjëherë është kapur nga policia, derisa nën ulësen e shoferit në veturë, është gjetur një qese e grisur me kokainë. Tre personat janë privuar nga liria, ndërsa droga e gjetur është fotodokumentuar dhe bashkë me veturën, janë marrë për ekspertizë. Pas zbardhjes së plotë të rastit, do të pasojnë edhe padi adekuate.
Nga policia e Tetovës njoftojnë se në të njëjtën rrugë, janë privuar nga liria 24vjeçari Sh.S. nga Tetova dhe 21-vjeçari E.R. nga fshati Gjurgjevisht i Gostivarit. Gjatë kontrollit të tyre, nga personi Sh.S. janë marrë tre paketime me marihuanë, të cilat janë dërguar për ekspertizë.
Pjesëtarët e policisë nga SPB-Tetovë, të mërkurën mbrëma në fshatin Çegran kanë privuar nga liria personin Sh.F. 25-vjeçar, tek i cili është gjetur një paketim me marihuanë. Pas zbardhjes së plotë të rastit, ndaj personit Sh.F. do të lëshohet kallëzim penal, informojnë nga policia. (koha.mk)