Vllaznia e Pozharanit duket se e ka marrë seriozisht edhe stinorin pranveror të Ligës së Parë, derisa synon të rikthehet në elitën e futbollit kosovar. Skuadra nga Vitia mbrëmë ka prezantuar përforcimin nga Maqedonia, Leonard Kallaba, shkruan Gazeta Olle. Lajmi është konfirmuar nga drejtuesit e skuadrës teksa kanë prezantuar futbollistin në ambientet e stadiumit “Ibrahim Kurteshi”. Leonardi ishte pjesë e Metalurgut.