Jan Oblak konsiderohet një nga liderët më të mëdhenj të projektit të ri të Atlético Madridit. Portieri slloven, i cili fitoi çmimin “Zamora” (portieri me më pak gola të pësuar në La Liga) për herë të katërt radhazi, sezonin e fundit, rinovoi deri më 2023 me “Rojiblancos”, duke rritur edhe klauzolën e lirimit nga 100 në 120 milionë euro. Në këtë drejtim, ai u bë një nga krerët e ekipit, bashkë me Godin, Griezmann dhe Juanfran.
Me “kalibrimin” e ri, të kryer nga Transfermarkt, Oblak është tashmë portieri më i vlefshëm në botë. Ai ka thyer çdo rekord në historinë e futbollit, në rolin e portierit, me vlerë tregu prej 100 milionë euro, shumë afër me klauzolën e lirimit nga Atletico Madrid. Ndjekësi i tij i parë është Ter Stegen i Barcelonës, që ka vlerën e 90 milionë eurove, ndërsa i treti vjen nga De Gea, me 70 milionë euro.
Manchester United dhe PSG janë në gjurmët e Oblak, i cili, kohët e fundit tha se, për sa kohë që ambicia e Atletico Madridit është e barabartë me të tijën, ai do të vazhdoj në kryeqytetin spanjoll. Klauzola e tij, pavarësisht se është e lartë për një portier (transferimi më i lartë në pozicionin e tij është Kepa, për 80 milionë euro te Chelsea), është e qartë se është shumë afër vlerës së tregut. Oblak pësoi 38 gola në 46 ndeshje të sezonit të fundit, përsëri me një përqindje më të ulët se gjithë të tjerët në La Liga, por jo vetëm, në këtë drejtim.