Dusan Vlahovic ishte një nga zbulimet më të bukura të sezonit të kaluar me Fiorentinën. Sulmuesi serb i cili shkëlqeu me skuadrën vjollcë, me shumë gjasa do të qëndrojë në Firence edhe sezonin e ardhshëm edhe pse ofertat në drejtim të tij nuk mungojnë.
Megjithatë për momentin rinovimin me Fiorentinën nuk ka ardhur dhe në Firence janë të shqetësuar. Gjithsesi në një intervistë Vlahovic ka lënë të kuptohet se dëshira për të vazhduar aventurën me skuadrën vjollcë është e madhe.
“Rinovimi? Kur të ma ofrojnë do ta firmos”, ka thënë Vlahovic kur është ngacmuar nga tifozët në grumbullimin e Fiorentinës në Moena.