Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i ka vënë fajin Bashkimit Evropian për njohjen e Kosovës si shtet. Madje Putin e ka krahasuar njohjen e Kosovës me situatën në Kataloni duke thënë se po lind një konflik i ri pas njohjes së Kosovës. “Bashkimi Evropian është fajtor për rritje të tendencave seperatiste në Evropë pasi që ka mbështetur shkëputjen e Kosovës nga Serbia. Standardet e dyfishta gjeopolitike paraqesin kërcënim për Evropën. Kështu tani është rasti edhe me Kataloninë. Veprime të tilla e bëjnë botën më të pasigurtë. Në vend të përparimit dhe demokracisë, ne shohim elemente radikale” ka thënë Putin në një debat në Soçi.