Reshjet e dendura të shiut në 24 orët e fundit në Shqipëri kanë bërë që lumi i Vjosës në Vlorë të dalë nga shtrati.
Nga të dhënat e para mësohet se deri tani 7 banesa janë nën ujë, ndërsa dalja e Vjosëd nga shtrati është e ngjashme për përmbytjet e ndodhur në muajin dhjetor.
Ndërsa, Forcat e Armatosura kanë bërë të mundur evakuimin e disa familjeve që janë përmbytur dhe po angazhohen për t’iu ardhur në ndihmë të gjithë atyre që janë në rrezik.
Brenda 1 ore niveli i lumit është rritur me 1 metro, nëse uji vazhdon të rritet edhe 90 centimetra atëherë mund të ketë përmbytje masive të zonave pranë Vjosës.
/GazetaExpress/