Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e mirëqenies sociale për vitin 2017.
Sipas rezultateve nga ky publikim del se nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 26 117 familje me gjithsej 106 628 anëtarë, kurse nga skema për mbështetje materiale familjeve me fëmijë me aftësi të kufizuara të përhershme kanë përfituar 2761 familje.
Nga skemat pensionale janë 122 716 përfitues me pensione bazike të moshës, 43 300 përfitues me pensione kontributpaguese të moshës, 19 481 përfitues me pensione për personat me aftësi të kufizuara,12 472 përfitues me pensione për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës, 36 032 përfitues me pensione për veteranët e luftës, 3232 përfitues me pensione të Trepçës, 1001 përfitues me pensione të Trupave Mbrojtëse të Kosovës, 288 përfitues me pensione për Forcat e Sigurisë së Kosovës, dhe 2001 përfitues me kompensime për personat e verbër.
Për më shumë informata lidhur me “Statistikat e Mirëqenies Sociale 2017”, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/sociale/shendetesia-dhe-mireqenia-sociale