Nëse ju doni të shëtitni me “rottweilerin” tuaj në rrugët e Vjenës, duhet të jeni esëll, përndryshe rrezikoni një gjobë prej 1000 euro. Deri në fund të vitit 2018, autoritetet austriake do të prezantojnë një provë alkooli për pronarët e të ashtuquajturve qen luftarakë (pitbull, Amstaff etj) në mënyrë të ngjashme me shoferët e makinave. Kufiri është i njëjtë: 0.5 gram për litër. Masa është marrë pas vdekjes së një fëmije.
Kjo dispozitë u mor pas vdekjes së një djali 1-vjeçar, i vrarë nga një qen i racës “rottweiler”, ndërsa pronari kishte në gjak alkool prej 1.4 g / l.
Shtrëngimi i Bashkisë së Vjenës përfshin gjithashtu ndëshkim maksimal: ata që kapen të pirë dhe shkelin rregullat, do të gjobiten me 200 euro dhe me gjashtë orë punë publike të detyrueshme, siç ndodh me shoferët. Herën e dytë do të jetë i detyruar të përsëris “licencën” për qentë luftarakë, ndërsa herën e tretë do t’i sekuestrohet kafsha.