Pothuajse në të gjitha qytetet shqiptare iftare në objekte publike, rrugë apo sheshe po shtrohen për besimtarët myslimanë që agjërojnë muajin e Ramazanit. Por, Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria nuk janë shtetet e vetme në të cilin po praktikua një gjë e tillë. Njëjtë vepruan edhe qytete të tjera, ndër më të modernizuarat në botë. Gjatë ditës së djeshme, besimtarët myslimanë shtruan iftar në rrugët e Vjenës.
Një gjë e tillë raportohet se praktikohet pothuajse çdo vit, pasi muaji i Ramazanit dhe agjërimi janë pjesë e jetës kulturore në Vjenë.
Muaji i agjërimit nuk përjetohet vetëm shpirtërisht, por gjithashtu nënkupton edhe socializmin dhe për bashkim për myslimanët. Njerëzit me prejardhje dhe kultura të ndryshme bëhen bashkë, ushqehen, bisedojnë dhe shkëmbejnë ide.
Shumë prej tyre marrin me vete familjarët, miqtë ose fqinjët. Në të tilla raste, xhamia e Bosnjës në Hippgasse gjithmonë hap dyert për myslimanët dhe gjithë ata që duan ta shijojnë iftarin në ambient të hapur.
Festivali i Iftarit në ambient të hapur mbledhë gjithmonë mijëra njerëz të komunitetit mysliman. Madje, edhe kalimtarët e rastit shpesh herë ulen dhe shijojnë iftarin.