Ministri austriak i Mbrojtjes, Hans Peter Doskocil deklaroi se Austria dëshiron t’i rrisë përpjekjet së bashku me vendet nga marshruta ballkanike për “mbyllje të vrimave” në sigurimin e kufijve, duke theksuar se marshruta “ende nuk është mbyllur tërësisht, siç duhet të jetë”. Marshruta ballkanike marsin e kaluar tërësisht u mbyll. Por ministri austriak i Mbrojtjes deklaroi për edicionin e sotëm të gazetës gjermane “Velt” se ende duken “aktivitetet e tregtarëve me njerëz”, me ç’rast midis 500 dhe një mijë migrantë kalojnë në javë. Ai theksoi se “situata mund të keqësohet në çdo kohë”, duke i përmendur kanosjet e Turqisë që ta ndërpresë marrëveshjen me BE-në për ndalimin e migrantëve. Doskocil shtoi se Austria planifikon bashkëpunim më të afërt me vendet e rajonit ballkanik lidhur me mbrojtjen më të mirë të kufijve.