Tetova me dy universitete shumë aktivitete kulturore të organizuara viteve të fundit, ka krijuar imazh të një qyteti artdashës ku kanë performuar artistë të njohur. Ky qytet falë Universitetit Shtetëror të Tetovës, respektivisht Fakultetit të Arteve po nxjerr në sipërfaqe çdo ditë të rinjë dhe të reja të cilët po përgatiten për të qenë pjesë e sukseshme e skenës. Se sa në të vërtetë po mirëmenaxhohet Fakulteti I Arteve dhe sa po punohet me seriozitet në të, dëshmoi mbrëmja e 25 dhjetorit dhe shfaqja e koncertit semestral që solli një program të përzgjedhur me shumë shije artistike për të cilin u punua me kujdes të vecantë. Shefi I katedrës së Fakultetit të Muzikës Inord. Bajramali Idrizi vazhdimisht jep kontributin e tij të pakursyer që në drejtimin teorik dhe në të gjitha drejtimet instrumentale të bëhet punë serioze duke ngritur kështu dita-ditës imazhin e këtij fakulteti I cili po vë në pah kapacitetet dhe kualitetet më të mira që ka. Koncerti filloi me pjesët instrumentale nga kuartetet e harqeve të përbërë nga studentët Endrit Ahmeti, Zana Zumeri, Arberesha Ademi , Ardita Osmani të përgatitur nga prof. Blerim Grubi I cili kishte përzgjedhur për ta pjesën e vjetër arbëreshe “Moj e bukura more” që solli nota nostalgjie shqiptare që na kthejnë pas në kohën dhe në historinë tonë të dhimshme të shpërnguljeve masive . Më pas u ekzekutua pjesë amerikano-angleze nga Lenny Kravitz-Deep Purple që solli atmosferë krejtësisht tjetër, më afër modernizmave të tingëllimave avangarde amerikane dhe angleze. Me po të njejtin sukses u paraqitën dhe studentët e solokëndimit: Nita Ismaili- soprano- klasa e prof. Besiana Mehmedit, Elham Memishi-bas-bariton- klasa e Nita Zenunit dhe Bleron Kurtishi- tenor-klasa e prof. Kastriot Tusha, të cilët në kuadër të studios operistike sollën arie të përzgjedhura nga opera e njohur “ Flauti magjik” I klasikut W. A. Mozzart si dhe nga kompozitori romantik I shekullit XIX Francesco Paolo Tosti I njohur për këngët napoletane e serenatat si “Goddbay”, apo “Vorrei morire”. Tre vokale të ndryshme që sollën arie, duete e këngë krijuan atmosferë të ngrohtë në publik për tu arritur kulminacioni me pikat e korit dhe orkestrës udhëhequr nga profesori Tomisllva Shopov. Me një interpretim të pastër në intonacion, kontrastet dinamike dhe kulminacione të fuqishme, erdhi pjesa “Lacrimosa” nga vepra mortore e njohur në tërë botën“Requiem” e W. A. Mozart, dirigjuar nga profesor Tomisllav Shopov. Kjo pjesë tregoi seriozitetin dhe punën me shumë përkushtim të korit dhe orkestrës të Fakultetit të muzikës që është shpresa e të rinjëve të artit klasik shqiptar në Maqedoni. Pjesa tjetër “ Rex tremandae” nga e njejta vepër, pra “Requiem”, edhe pse e vështirë si nga ana teknike ashtu edhe interpretative u realizua me sukses nga dirigjenti I ri I talentuar, I diplomuar në këtë fakultetit, demonstrator në drejtimin e dirigjimit Premtim Etemi I cili solli me vërtetësi skenike dhe emocione të vecanta edhe pjesën tjetë r “ Kori I hebrenjëve” nga opera “Nabuko e të kompozitorit maestral Italian Xhyzepe Verdi I cili përmesa notave të interpretuara nga kori e tingujve të orkestrës sjell fatin që ndjek hebrenjët pasi janë sulmuar, pushtuar dhe larguar nga atdheu dhe mbreti babilonas Nabuko. Dëshira për dritë, diell, jetë është më e madhe se kudo tjetër tek popujt e robëruar. Si tingëllim dhe emocion kjo pjesë e Verdit edhe sot është e ndjerë për çdo shqiptar dhe ballkanas të cilët i ka ndjekur fati I përndjekjes, persekutimit, pabarazisë apo dhe ikjes nga atdheu. Veprat e periudhave të ndryshme, edhe kjo e Verdit romantik ,na kujtoi në këtë koncert se historitë e popujve janë pothuajse të ngjashme dhe muzika është ajo që I zbut shpirtërat për të frymuar së bashku dhe për të ecur drejt një jete pa kufinjë. Pika kulminante e koncertit u arrit me veprën e kompozitorit gjerman të shekullit XX, Carl Orff dhe “O Fortuna” apo në përkthim “ Fati” pjesë e kantatës shumë të njohur “Carmina Burana” ardhur nga tekstet gjermane të kohës së mesjetës, ndikuar muzikalisht nga baroku , respektiviksht nga Monteverdi me influence ritmike nga Stravinksi modern I cili në veprat e tij kishte të rëndësishëm ritmin e lirë dhe ndryshimet e shpeshta në përbërje ritmike që solli emocione të papërsëritshme me realizimin e mrekullueshëm që u bë nga kori e orkestra dirigjuar nga prof. Tomisllav Shopov. Në dalje të koncertit shumëkë mund të dëgoje duke përshpëritur “ nuk besojmë se kjo ndodh nga studentët dhe pikërisht në Tetovë”. Në të vërtetë atmosfera që mbretëroi për një orë sa zgjati ky concert, të bënte shumë krenar që ekziston ky fakultet I cili po prodhon çdo ditë profesionistë të cilët të bashkuar sikurse në rastin konkret, në një orkestër dhe kor, arritën të krijojnë imazhin më të mirë për një Fakultet Arti, në kuadër të një Universitet shtetëror siq është Universiteti I Tetovës. Kori dhe orkestra me koncertin që u realizua me 25 dhjetor dëshmuan se institucionet profesionale shqiptare në Maqedoni veçmë po krijohen dhe të tillat me dinjitet mund të na prezantojnë brenda dhe jashtë vendit. E veçanta e kësaj mbrëmje ishte se për herë të parë pikërisht studentët , pjesa më vitale e shoqërisë-e ardhmja e këtij vendi arriti të krijojë emocione të papërjetuara më parë në qytetin e Tetovës, ku dominoi atmosfera vjeneze me notat e të madhit W. A. Mozart. Kori dhe orkestra e programit studimor : Art muzikor, në sallën e koncerteve të Fakultetit së Arteve, I dhuruan publikut një koncert të paharruar dhe të relizuar me nivel të lartë artistik në vigjilje të festave të fundvitit.