Një verdikt që ishte paralajmëruar, por që tashmë është bërë real. Humbja ndaj Napolit ditën e sotme detyron Chievon që t’i japë lamtumirë Serie A, pasi matematikisht tashmë ka rënë nga kategoria. E gjitha në fund të një sezoni të trazuar, si nga penalizimi, ashtu edhe tre trajnerë të ndryshëm të ndërruar brenda një viti (D’Anna, Ventura dhe Di Carlo).Pas 11 vitesh radhazi, Chievo braktis Serie A dhe sezonin tjetër do të marrë pjesë në Serie B. Prej sezonit 2008-2009 luante në elitë.