Shkup, 4 shtator – Njëzet e pesë ditë para mbajtjes së Referendumit, të gjitha ngjarjet dhe indikacionet çojnë drejt përfundimit me sukses të tij, më konkretisht ti thuhet “PO” Marrëveshjes për emrin me shtetin fqinj – Greqinë të lidhur muaj më parë mes qeverise të të dyja vendeve. Brenda pak kohësh Shkupin priten ta vizitojë tre politikanë të rëndësishme, kancelarja gjermane Angela Merkel, kancelari austriak Sebastina Kurc, vendi i të cilit për këto gjashtë muaj udhëheq me Këshillin e Bashkimit Evropian, dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, shkruan gazeta KOHA.
Vizita e kancelares Merkel dhe sidomos e kancelarit Kurz pritet të ketë efektin pozitiv në drejtim të ndikimit mbi VMRO-në opozitare, e cila aktualisht përmes marsheve protestuese po e kundërshton Marrëveshjen për emrin me Greqinë. Kjo, pasi në vitet e para të pushtetit të VMRO-së, kancelarja Gjermane ishte një mbështetëse e sinqertë e Qeverisë Gruevski në politikat e saj ekonomike dhe në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Ndërkaq kancelari Sebastian Kurc gjatë kohës sa ishte ministër i Punëve të Jashtme, njihej si njëri ndër mbështetësit… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)