Futbollisti i njohur shqiptar, Xherdan Shaqiri ka përfunduar fazën e rikuperimit dhe tashmë është i gatshëm për t’u aktivizuar. Xherdan Shaqiri kishte pësuar një lëndim dhe ka më shumë se një muaj që ka mbetur jashtë fushave të blerta, raporton GazetaBlic, përcjellë gazeta Koha. Faqja zyrtare e Liverpoolit ka postuar një fotografi të Xherdan Shaqirit, i cili shihet duke stërvitur me bashkëlojtarët e tij.
“Shaq”, ka shkruar faqja e Liverpoolit në Twitter. Shaqiri duket i gatshëm për lojë dhe ky mund të jetë një lajm fantastik edhe për Klopp, duke marrë parasysh orarin e ngjeshur të takimeve.