Rrugët për Juventus dhe Beppe Marotta janë ndarë. Administratori i deleguar i bardhezinjve në mënyrë krejt të papritur, fill pas fitores së rëndësishme të Juventus ndaj Napolit me rezultatin 3-1, ka dalë në një intervistë për “Sky Sport” për të njoftuar lamtumirën e tij nga “Zonja e Vjetër”.
“Mandati im në cilësinë e administratorit të deleguar do të skadojë në 25 tetor, klubi dhe aksionerët po punojnë mbi një politikë rinovimi. Në listën e kandidatëve të rinj nuk do të jetë më emri im. Do të qëndroj te Juventus si drejtor i përgjithshëm të pjesës sportive. Përgënjeshtroj në mënyrë kategorike se mund të jem kandidat për Figc, për momentin është një eksperiencë që nuk më përket”, deklaroi Marotta, i cili më pas, i nervozuar nga pyetjet e gazetarëve bëri edhe pohimin më të bujshëm: “Po, rrugët tona ndahen!”, duke lënë të kuptohet se edhe roli i tij i ri te Juventus është vetëm i përkohshëm.
Në aventurën e tij në Torino, Marotta ka fituar shtatë tituj kampion, katër Kupa të Italisë dhe tre Superkupa italiane. Vlerësimi më i fundit për atë në cilësinë e drejtuesit të Juventus, morriti vetëm javën e kaluar, kur Marotta fitoi çmimin “The Best” për kategorinë ekzekutive, si menaxheri më i mirë i vitit. Njoftimi i tij i mbrëmjes së të shtunës, për tu larguar nga Torino, ndërsa në ditët në vijim do të mësohen padyshim motivet e këtij divorci mes Marotta dhe Juventus.