Vjen i nxehti përvëlues në Evropë, temperatura 48 gradë

Pjesa jugore e Evropës pritet të përfshihet nga një valë të nxehti ditët në vijim. Temperaturat në Gadishullin Iberik, si në Spanjë dhe Portugali, temperaturat do të shkojnë deri në48 gradë celsius.

Në Madrid dhe Lisbonë, kryeqytetet e dy vendeve, temperaturat do të jenë respektivisht 44 dhe 45 gradë.

Nëse me të vërtetë temperaturat arrijnë 48 gradë, ky do të jetë një rekord i ri evropian. Temperatura të këtij niveli, janë regjistruar në vitin 1977.

Ndoshta një akullore në Spanjë javën e ardhshme nuk do të mund të konsumoni normalisht, pasi ajo mund të ketë shkrirë ndërkohë.

Temperaturat në pjesën jugperëndimore të Spanjës dhe Portugalisë, do të thyejnë rekorde në gadishullin Iberik, duke shënuar temperaturat më të larta edhe në Evropë.

Temperatura më e lartë e matur ndonjëherë në Evropë është 48°C në Athinë (Greqi).

Temperaturat e larta do të përfshijnë edhe Alpet evropiane që do të shënojnë temperatura 36 gradë celsius.

/Ora News.tv/