Vjehrra kap nusen me të dashurin në tualet ditën e dasmës

Gjatë një dasme në Bashkinë Erymanthos, nusja është kapur në flagrancë me të dashurin e saj në tualetin ku po zhvillohej festa, sipas medias greke pelop.gr. Dhëndri është një burrë nga zona, ndërsa nusja nga Patras. Por ajo që askush nuk e dinte është se nusja kishte një lidhje paralele me Patrinos, i cili punon në fushën e fruta-perimeve. Në fakt, dhëndri e dinte për “miqësinë” e tyre dhe pranoi të ishte i ftuar në ceremoninë e martesës.

Nusja dukej shumë e lumtur dhe po argëtohej mjaft duke kërcyer në dasmën e saj, por pas një bisede me të dashurin, ata u gjendën së bashku në tualet.

“Rreth orës 3 të mëngjesit e ka thirrur në tualet dhe sigurisht janë larguar veçmas”, tha për pelop.gr, një dëshmitar okular i ngjarjes. Por vjehrra prej kohësh kishte “dyshuar” se diçka e çuditshme po ndodhte dhe e ndoqi atë. Priti pak, dhe befas futet në tualet dhe sheh “mikun” bashkë me nusen. Të njëjtat burime raportojnë se i dashuri është goditur me grusht nga dhëndri dhe një person tjetër, ndërsa sigurisht çifti është divorcuar të nesërmen.

Advertisements