Shkup, 2 nëntor – Në Rezidencën kroate në rrugën “Todor Aleksandrov” në Shkup është kryer vjedhje, por tani për tani nuk dihet se çfarë është marrë. Vjedhja është denoncuar dje në Stacionin e Policisë në Qendër nga ana Ambasadës kroate në Maqedoni. Në buletinin e policisë e sotëm thuhet se vjedhja është kryer duke përdorur të çelës të përshtatur, kalauzi me ç’rast është hapur dera e hyrjes e rezidencës, është hyrë brenda, por nuk dihet se çfarë është marrë. Po ndërmerren masa për gjetjen e kryerësit dhe ndriçimin e plotë të rastit.