Shkup, 7 mars – Një person i panjohur ka kryer vjedhje të rëndë pardje në një shitore të teknikës së bardhë në rr. “Tale Hristov” në Shkup.
MPB informon se vjedhjen në polici e ka paraqitur A.H. (28) bga Shkupi. Kryesi i vjedhjes ka thyer xhamin e derës hyrëse dhe ka marrë dy televizorë dhe një laptop, pas çka ka ikur në drejtim të panjohur.
Po ndërmerren masa për gjetjen e kryesit dhe për ndriçimin e plotë të rastit.