Shkup, 7 janar – Një grabitës i maskuar ka plaçkitur një barnatore në qendrën tregtare “Leptokaria” në Shkup.
Ai kërcënoi me thikë një nga punonjësit për të marrë paratë nga qarkullimi ditor, pas të cilit u arratis.
Policia po ndërmerr masa për të gjetur kryerësin dhe për ta sqaruar ngjarjen.