Gjatë dy ditëve të kaluara persona të panjohur kanë kryer vjedhje të rëndë në shtëpinë e 44 vjeçarit F.A nga fshati Bogovinë. Pasi që me hyrë kanë me forcë nga dritarja e katit përdhese, dhe nga një komodinë në dhomën e ndejës kanë marrë 4100 euro, dy orë dore, njëri prej ari, ndërsa nga dhoma e gjumit kanë marrë edhe disa lloje të arit, në vlerë prej 10 mijë euro. Me paratë dhe arin e vjedhur, të pavërejtur nga askush e kanë lëshuar shtëpinë. Është kryer hetim në vendin e ngjarjes dhe punohet në zbardhjen e plotë të rastit.