Shkup, 27 tetor – Në Gjykatën Penale sot do të deklarohen fjalët përfundimtare në rastin e vjedhjes milionëshe në “NLB Banka” në Shkup. Katër të akuzuarit në seancën e kaluar pranuan fajin, por nuk thanë se çfarë kanë bërë me paratë e vjedhura. Të akuzuarit duke shfrytëzuar pozitën e tyre të punës dhe njohjen e proceseve të punës në bankë, kanë vjedhur 400 mijë franga zviceriane dhe 375 mijë euro, ndërsa në një ditë tjetër 2 milionë franga dhe 270 mijë euro. Për veprën penale për të cilën akuzohen, parashihet dënim me burg prej 3 deri 10 vjet. Procedura për të akuzuarit është zhvilluar ndaras.