Tre persona në Rusi kanë rënë në pranga pasi kishin vjedhur një lopë dhe e kishin futur në pjesën e pasme të një veturë. Video e mëposhtme tregon momentin kur fermeri e nxjerr lopën me vështirësi nga vetura. Video është bërë virale në internet ku ka marrë reagime të shumta. Në video shihet se si lopa ngrihet me vështirësi pasi kishte qëndruar gjatë në veturë.