Shkup, 27 tetor- I akuzuari I parë për vjedhjen në NLB bankën, Boban Smilevski I ka kërkuar falje familjes por edhe bankës për vjedhjen, por nuk tregoi se ku gjenden paratë. “Vepra nuk ka të bëjë për ineteres pronësor, kisha borxhe për të cilat unë dhe familja ime ishim të kërcënuar”, ka thënë Smilevski. Smilevski kërkoi dënim më të ulët që më pas ta shpaguaj dëmin bankës. Prokuroria në seancën e sotme ka kërkuar dhjetë që Smilevski të dënohet me 10 vite burg, bashkë me tre të akuzuarit e tjerë.