Një polic nga Prilepi, i cili ka qenë në detyrë, mbrëmë është lënduar me thikë nga ana e disa grabitësve të akumulatorëve. Siç kumtoi sot MPB, polici në orën 20:50 minuta në rrugën “Marksova” në Prilep ka vërejtur dy persona si kryejnë vjedhje të akumulatorit dhe është nisur në drejtim të tyre. Njëri nga autorët, R.R (42) nga Prilepi, ka vërejtur se është duke iu afruar polici dhe me thikë është turrur drejt tij, duke i shkaktuar të çara në pjesën e djathtë të shuplakës, dhe pastaj ka ikur.
Pas masave të ndërmarra, nëpunësit policorë e kanë gjetur dhe e kanë arrestuar R.R dhe birin e tij 16-vjeçar. Nëpunësi i lënduar policor është dërguar dhe mbajtur në Spitalin e Përgjithshëm të Prilepit, ku i është konstatuar lëndim trupor. Po ndërmerren masa për ndriçimin e plotë të rastit.