Një hajdut i quajtur “Njeriu Merimangë ” është arrestuar dhe do dalë para gjyqit në Paris për vjedhjen veprave të artit nga një muze në kryeqytetin francez, vlera e të cilave arrinte në 100 milion euro. Vjeran Tomiç, 49 vjeç është akuzuar për vjedhjen e pesë pikturave nga Muzeu i Artit Modern në maj të vitit 2010, duke përfshirë veprat e Picasso dhe Matisse. Pikturat ishin vjedhur pasi “Njeriu Merimangë” u hodh mbi portë dhe theu një dritare për të hyrë në muze, shkruan “BBC”. Dy bashkëpunëtorët e tij janë duke u gjykuar së bashku me zotin Tomiç.