Ditën e parë të bajramit zakonisht vizitohet familja e ngushtë dhe e gjerë, e më vonë edhe fqinjët, miqësia, kolegët etj. Vizitohen edhe varrezat, duke kënduar një El-Fatiha apo edhe ndonjë Ja Sin për më të dashurit tonë.
Me rritjen e fëmijëve meshkuj, edhe ata merren me vete gjatë vizitave, që të njoftohen me farefisin apo miqësinë. Diku-diku është ruajtur edhe puthja në ballë e fëmijëve kurse ata puthin dorës e më të vjetrit.
Gjatë bajramit duhet pasur kujdes të veçantë ndaj të afërmve, qoftë edhe me ndonjë dhuratë.