Shkup, 2 tetor – Vizita e sekretarit shtetëror amerikan Majk Pompeo në rajonin në të cilin janë përfshirë edhe Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi paraqet kthim të derës së madhe të SHBA-së në rajon, vlerësuan në konferencën e sotme për shtyp në Shkup presidentët e dy shteteve Stevo Pendarovski dhe Millo Gjukanoviq.
Gjukanoviq thekson se vizita është në linjë të pranisë së rritur të SHBA-së në rajonin tonë diçka që e dëshirojmë, thotë, dhe përkujton në ndihmën e Uashingtonit në tejkalimin e luftërave në ish Jugosllavinë, në lidhjen e Marrëveshjes së Dejtonit, si dhe në mbështetjen e palës amerikane për vendet e rajonit në rrugën drejt miratimit të vlerave evropiane dhe euroatlantike.
Në ndërkohë theksoi, ajo vëmendje ndodh edhe në prioritetet e jashtme politike dhe atë në masë të madhe solli një pjesë të problemeve të cilat janë bartuar nga koha e shpërbërjes së ish Jugosllavisë të mbesin të pazgjidhura deri në ditën e sotme, para se gjithash marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës dhe mosfunksionimi i Bosnja e Hercegovinës.
“Dukshëm na nevojitet ndihmë dhe mbështetje nga adresa amerikane dhe evropiane me sukses t’i kapërcejmë problemet të cilat ende zgjasin, ta përforcojmë stabilitetin, t’i realizojmë reformat të cilat do të ndihmojnë ta miratojmë sistemin evropian dhe euroatlantik të vlerave dhe ta arrijmë cilësinë evropiane të jetës. Në atë kontekst është shumë inkurajuese vëmendja e përforcuar e administratës amerikane ndaj rajonit tonë dhe do të ndihmojë në kohën e afërt t’i tejkalojmë problemet e kahëzuara nga periudha paraprake dhe ende më me vendosmëri të nisemi në rrugën drejt përparimit ekonomik dhe demokratik”, tha Gjukanoviq.
Sipas presidentit Pendarovski, vizita është e mirë për shumë aspekte duke e pasur parasysh se vizita e fundit në nivel të tillë të lartë politik ndodhi në vitin 2001 nga ana e ish sekretarit shtetëror Kolin Pauel.
Thekson se pas 18 vjetësh kemi vizitë në nivel të tillë politik dhe nuk është vetëm vizitë mirësjellje, ndërsa konkluzioni për vlerën e vizitës e tërheq edhe nga, siç thotë, struktura e vizitës së tij rajonale.
“Së pari shkon në Itali që është njëra nga shtetet e rëndësishme, pastaj shkon në Mal të Zi – anëtarja më e re e NATO-s, vjen te ne shteti i cili për disa muaj duhet të bëhet vendi anëtar i 30-të i Aleancës dhe e përfundon vizitën e tij rajonale me Greqinë e cila është njëra nga shtetet e rëndësishme të krahut jugor të NATO-s”, tha Pendarovski.
Për të simbolikë ka edhe ajo që vizita e Maqedonisë së Veriut organizohet në Ohër.