Shkup, 2 mars – Alvargonzales dhe Popovski sot duhet të takohen me kryeministrin Zoran Zaev si edhe me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov si dhe me nënkryeministrat dhe ministrat e Mbrojtjes dhe të Punëve të Brendshme Radmilla Shekerinska dhe Oliver Spasovski dhe ministrin e Drejtësisë Bilen Saliji. Ata do të takohen edhe me përfaqësuesit e shoqërisë civile.
Vizita e të dy funksionarëve të lartë të NATO-s dhe BE-së është me rëndësi të veçantë për njohjen e proceseve reformatore të vendit që i zbaton Qeveria aktuale për integrimin e Republikës së Maqedonisë në Aleancë dhe fillimin e negociatave me BE-në.