Magjistralja Mitrovicë-Prishtinë te dalja e autostradës në veri të Prishtinës është bllokuar nga Policia duke shkaktuar kështu një kolonë rreth 3 kilometërshe. Polici nga vendi i ngjarjes ka bërë të ditur se kjo është për shkak të vizitës që do ta zhvillojë sot Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Rose Gottemoeller me komandantin e KFOR-it Gjeneral Major Giovani Fungo, shkruan Gazeta Metro.
Rruga është e bllokuar që diku rreth gjysmë ore, Gazeta Metro ka kontaktuar zyrtarët policorë për të kuptuar sa do të zgjasë ky bllokim i rrugës, mirëpo të njëjtit nuk janë përgjigjur. Zyrtarisht ky takim është i paraparë për orën 16:10 në shtabin qendror të KFOR-it. Përveç komandantit të KFOR-it, Sekretari i NATO-s do të takojë edhe dhe autoritetet e nivelit të lartë në Kosovë, duke përfshirë përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar.