Shkup, 13 prill – Në lagjen e Shkupit Vizbeg sot është lëshuar në përdorim parku i lodrave. Në hapjen e parkut kanë marrë pjesë kreu i Butelit Velimir Smilevski, Dejan Kladarin nga UNHCR-Shkup dhe Aleksandar Vladicevki nga Këshilli danez për migrim, njofton Koha.
UNHCR-Shkup dhe Këshilli danez për migrim për vitin 2018 planifikojnë të investojnë në projekte të tilla që do të kushtojnë 1.5 milion denarë.