Qytetari vizaton penisë mbi gropat e rrugës për t’i bërë punonjësit e bashkisë që t’i rregullojnë. Në disa rrugë të Manchesterit në Angli, ka disa gropa shumë të mëdha e të rrezikshme për kalimtarët dhe për automjetet që kalojnë. Megjithatë, punonjësit e bashkisë ende nuk kanë bërë diçka për t’i rregulluar ato. Duke qenë kështu, një qytetar anonim ka identifikuar disa nga zonat më problematike dhe mbi to ka vizatuar disa penisë me bojë. Këtë e ka bërë sigurisht që punonjësit e bashkisë ta kenë të pamundur t’i lënë gropat apo çrregullimet e rrugëve në atë gjendje sepse sigurisht nuk do të donin që vizatimet me penisë të mbushnin rrugët e qytetit. Gjetje gjeniale apo jo?