Nëse durimi është virtyt, atëherë kjo artiste nga Suedia e meriton një lloj çmimi për këtë. Julia Koceva, një artiste nga Suedia, ka filluar të bëhet hit në rrjetet sociale për shkak të punës së saj të artit të cilën e bënë duke mbushur fletën e saj me pika. Koceva kaloi plot 70 orë duke vizatuar pika, pika këto që në fund sjellin në realitet krijime thuajse të vërteta, shkruan Gazeta Express. Teknika, e njohur si “punimi me pika”, konsiston me disa pika të vogla të një imazhi të madh. Nëse i shikoni nga afër, këto pika duken sikur një rrëmujë pikash në një faqe, por kur largoheni pak nga fleta, këto pika punojnë së bashku për të formuar një imazh. Puna e Koceva-së është inspiruese, të cilët mund ta shihni më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=_6PFevAe6dI